Kombetarja, barazime historike me Portugaline dhe Suedine
Me 4 janar te vitit 2008, pas largimit te kroatit Oto Baric do te zyrtarizohej emri i trajnerit te ekipit tone kombetar, Ari Han. Trajneri i perfaqesueses, ne diten e pare te zyrtarizimit deklaroi se do te perpiqej qe te ngrinte me lart ekipin tone kombetar. Holandezi, nje ish-lojtar i Ajaksit te famshem dhe Holandes se madhe, ne vitet '70, gjate vitit te pare te punes se tij e ka drejtuar Shqiperine ne shtate ndeshje zyrtare (tre miqesore). Dy fitore, nje ndaj Maltes, ne ndeshjet kualifikuese te Boterorit "Afrika e Jugut 2010". Ndeshja debutuese e Ari Hanit ishte takimi miqesor, ndaj Polonise, i cili eshte zhvilluar me 27 maj ne Gjermani dhe perfundoi me fitoren minimale te polakeve, 1-0. Ne nje ndeshje tjeter miqesore, ne "Qemal Stafa", kombetarja shqiptare fitoi ndaj Azerbajxhanit, 2-0. Nen drejtimin e holandezit Ari Han, ne kater ndeshjet e para zyrtare ne grupin e pare, Shqiperia ka pasur nje ecuri pergjithesisht pozitive. Barazimi 0-0, i siguruar ne "Qemal Stafa", ndaj Suedise, u pasua me te njejtin rezultat ne ndeshjen e fundit zyrtare, ndaj Portugalise, jashte fushes. Perballe yjeve te Evropes, kombetarja edhe pse me nje lojtar me pak ne me shume se 60 minuta, mbrojti rezultatin e bardhe. Para se te perballeshin me Portugaline, kuqezinjte ishin mundur 2-0 ne Hungari, rezultat qe prishi disi atmosferen festive, pas fitores se thelle 3-0, qe kombetarja kishte arritur me Malten ne Tirane. Me pese pike, ne vend te katert kombetarja pret ndeshjet e vitit 2009.