Kapet Kopliku, "mjeshtri" i vjedhjes se motoreve
Shkoder- Agjentet e Policise se Shkodres, kane mundur qe pas tre muaj hetimesh te fusin ne kurth te dyshuarin si mjeshtri i vjedhjes se ciklomotoreve ne kete qytet. Burime zyrtare thane se ndaluan oret e para te mengjesit te djeshem 26-vjecarin Ridvan Kopliku, banues ne lagjen "Perash". Ndaj tij rendon akuza e vjedhjes se te pakten 7 motocikletave ne lagje te ndryshme, te cilat jane sekuestruar ne cilesine e provave materiale. Mesohet se ne daten 7 nentor te ketij viti, ai dyshohet se ka marre me force ne vendin e quajtur "kryqezimi i ish-Deges", lagjja "Tre Heronjte", motocikleten e E. Z. Nje tjeter rast i ngjashem ishte me 5 dhjetor, kur Kopliku akuzohet se ka vjedhur brenda pak minutash, dy motore.
R.Ll.
R.Ll.