E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja e Shpresave ndeshje kundër Skocisë

Kombëtarja e Shpresave që drejtohet nga Artan Bushati do të luajë ndeshjen e parë Eleminatore për Europianin e vitit 2011-të kundër Skocisë më 28 mars në Elbasan.Federata Shqiptare e Futbollit e ka zyrtarizuar diçka të tillë dhe klubi i Elbasanit po merr të gjitha masat.Në stadiumin Rruzhdi Bizhuta të qytetit të Elbasanit Kombëtarja Shpresa ka zhvilluar edhe ndeshje të tjera në kuadër të Eleminatoreve .Para disa ditësh trajneri Bushati mblodhi në një zbor tre ditor në qëndrën e ekipeve Kombëtare në Kamëz lojtarët që aktivizohen në Kampionatin Shqiptar ku pa nga afër gjëndjen e tyre në prag të fillimit të këtyre Eleminatoreve. Ndërkohë Federata Skoceze e Futbollit ka përcaktuar që ndeshja me kuqezinjtë e drejtuar nga Artan Bushati, e dyta në Grupin 10 eliminator për Evropianin 2011 të kësaj moshe (pas asaj të 28 marsit në vendin tonë pikërisht kundër skocezëve), të zhvillohet në impiantin "Falkirk".Ky stadium është kritikuar ashpër nga trajneri i Sëlltik, Gordon Straçan. Drejtuesi i klubit të mirënjohur në Evropë, përpara pak kohësh deklaronte: "Nuk është ndër më të mirët. Disa ndeshje të luajtura aty dhe të transmetuara në shumë vende të botës japin pamjen e një impianti të boshatisur dhe me dy shkallë". Aty zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombëtare të ekipeve të të rinjve në regbi, aktivitet që e ka dëmtuar dukshëm tapetin me bar të këtij impianti sportiv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›