E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet premiera e dramës Filomena Marturano

Pas pritjes së madhe të publikut shqiptar më në fund në një pasdite të ftohtë të shkturtit është shfaqur edhe premiera e dramës së famshme Filomena Manturano nga autori Eduardo de Filipo. Me qindra njerëz kanë mbushur sallat e mëdha të Teatrit Kombëtar për të ndjekur historinë e gruas të cilën fati e kishte detyruar të shiste trupin si dhe të mahniten me forcën e saj për t'i mbijetuar dhe për t'i lënë një emër fëmijëve të saj. Aktorët e kësaj shfaqeje Yllka Mujo, Tinka Kurti, Bujar Asqeriu dhe Vangjel Toçe kanë interpreter në rolet e tyre duke dhënë te publiku një realitet të frikshëm, të shthurur, por që përsëri mbetet realitet. Në këtë premierë kanë qënë të ftuar personalitete të shumta të botës së artit dhe vetë auidienca ka marrë rolin e një lloj kritiku duke qënë se përbëhej më tepër nga persona të cilët dinë të kuptojnë një shfaqje dhe ta vlerësojnë atë. "Filomena Marturano" ka qënë një sukses. Duartrokitje të shumta kanë ngrohur ambjentet e Teatrit Kombëtar në këto në këtë ditë të ftohtë të fundit të dimrit. Në rolin e Filomena Marturanos ka interpretuar Yllka Mujo, ndërsa të personazhit tjetër kryesor Domenuko Soriano ka luajtur aktori Bujar Asqeriu. Dramaturgu i famshëm italian Eduardo de Filipo ka sjellë në Shqipëri një ndër kryeveprat e tij më të famshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›