E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja lista provizore kunder Norvegjise

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, publikoi ditën e martë një listë provizore me 18 futbollistë, që do të grumbullohen për të sfiduar Norvegjinë në ndeshjen vendimtare kualifikuese të 7 qershorit.

Lorik Cana, i pezulluar dhe Elis Bakaj, për zgjedhje teknike, janë dy të munguarit e mëdhenj, ndërsa Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku, pritet të debutojnë zyrtarisht me përfaqësuesen tonë në këtë takim. Në listën përfundimtare të De Biasit (me 23 emra) pritet të përfshihen edhe tre emra të rinj, Ergys Kaçe, Vullnet Basha dhe Amir Abrashi, por në mënyrë që ata të thirren, duhet të vijë më parë miratimi i FIFA-s, pasi më parë ata kanë luajtur edhe me skuadrat e moshave të Zvicrës dhe mund të ketë ndërlikime në dokumentacion. Aktualisht ne vendin e dyte ne grup, Shqiperia ka nevoje per nje rezultat pozitiv ne Tirane ndaj "vikingeve", ne menyre qe te vazhdoje te shpresoje per kualifikimin ne Brazil 2014. Kjo është lista e plotë provizore e publikuar të martën nga trajneri De Biasi Portierë Ujkani (Chievo), Berisha (Kalmar), Shehi (Skënderbeu) Mbrojtës Teli (Qarabakh), Curri (Genclebirligi), Mavraj (Greuther Furth), Arapi (Skenderbeu), Osmani (Teuta), Dallku (Vorskla) Mesfushorë Gjasula (Duisburg), Basha (Torino), Agolli (Qarabakh), Bulku (Sepahan), Lilaj (Skenderbeu) Sulmues Llullaku (Gaz Metan), Bogdani (Siena), Çani (Catania), Vajushi (Litex) / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›