E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, probleme me stadium

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po has në telashe që ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut, e paraparë për t’u zhvilluar më 3 mars, ta zhvillojë në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.

“Problemi qëndron se kontrata ndërmjet stadiumit dhe federatës ka skaduar më 31 dhjetor të vitit 2009 dhe kërkohet një marrëveshje e re. I kam dërguar disa shkresa federatës për organizimin e ndeshjes me Irlandën e Veriut, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje zyrtare nga FSHF”, ka thënë drejtori i stadiumit ‘Qemal Stafa’, Kreshnik Sollaku.

I pyetur nga gazeta shqiptare Shqip se a ekziston mundësia që ndeshja të mos zhvillohet në këtë stadium, Sollaku është përgjigjur: “Unë po e zbatoj ligjin. Nuk është stadiumi ai që duhet të bëjë ofertë, por një gjë të tillë duhet ta bëjë FSHF-ja”, ka theksuar ai.

Ndërsa zyrtarët e FSHF-së pretendojnë se të gjitha detajet rreth zhvillimit të miqësores së 3 marsit në ‘Qemal Stafa’ janë kryer me kohë dhe se nuk ekziston asnjë problem rreth kësaj çështjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›