Kombetarja shqiptare e futbollit ndeshet me ekipin e Bosnjes

Per Shqiperine ky ka qene starti me i mire ne eliminatore me 4 pike nga dy ndeshje pas barazimit 11 ne Rumani dhe fitores 10 ndaj Luksemburgut. Ja se cfare e ben te vecante ndeshjen me Bosnjen sipas presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka
E vecanta eshte qe ne si rralle here jemi ne krye te klasifikimit dhe luajme kunder nje kundershtari goxha te forte dhe me lojtare shume te mire me pretendimin per tu kualifikuar. Mendoj qe ne kemi bere cdo gje mire per ta bere mire kete ndeshje. Pavaresisht se konsiderohet si favorit Bosnja ne Tirane cdo ekip qe ka ardhur edhe ekipe me te forte se Bosnja e ka pasur shume te veshtire. Keshtu qe duke qene ne fushen tone para spektatorit tone dhe me nje moblizim total mendoj qe do bejme nje ndeshje te mire dhe do ia dalim.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stadiumi Qemal Stafa ne Tirane.
Deri tani ne ndeshjet e vetme miqesore qe jane luajtur Shqiperia ka fituar nje here ndaj Bosnjes 20 ne vitin 1995 dhe ka barazuar ne 1996-en 00 ne Bosnje. Por detyra per kombetare shqiptare behet me e veshtire pas hemorragjise cerebrale qe pesoi nje jave me pare trajneri kroat i Shqiperise Josip Kue. Presidenti Duka
Po para ndeshjes kemi qene pa fat kemi humbur trajnerin kemi humbur qendermbrojtesin i cili ka pasur nje demtim dhe operacion ne gju. Gjithsesi keto jane gjera qe ndodhin ne futboll ndoshta jo kaq te renda sa ajo me trajnerin. Por ekipi duhet ti plotesoje tani boshlleqet e krijuara nga kjo mungese vlerash. Asnjehere ne futboll nuk je 100 me ato qe ke se ka gjithnje ndonje mungese per arsye demtimesh apo kartonash. Pra nuk duhet ti shohim keto si tragjike por te pergatitemi dhe te luajme ndeshjen sa me mire.
Bosnja shkon ne Tirane me pretendime por e permbajtur. Kapiteni i Volfsburgut sulmuesi Edin Deko thote Me Shqiperine duhet te kemi kujdes. Nuk do te jete e lehte. Pres qe te jete nje ndeshje e veshtire. Nuk po them se nuk mund te fitojme sigurisht jemi ne gjendje por duhet te jemi realiste.
Kombetarja shqiptare ka ne dispozicion per ndeshjen e neserme keta lojtare portiere Beqaj Hidi Ujkani Mbrojtes Lila Dallku Vangjeli Agolli Teli Cana Vrapi Beqiri mesfushore Bulku Lala Skela Duro Hyka Lika Vila Muzaka Bakaj sulmues Bogdani Salihi Kapllani.
Autor Elert Ajazaj
Redaktoi Eliana Xhani