Kombëtarja shqiptare, nesër dy seanca stërvitore

Ekipi kombëtar shqiptar i futbollit, pas ndeshjes së zhvilluar dje në Minsk ndaj Bjellorusisë (2-2), ka mbërritur sot në mesditë në Tirane. Tekniku Baric ka vendosur që i gjithë grupi i lojtarëve të grumbullohet në orët e vona të mbrëmjes në hotel "Adriatik" në Durrës". Tekniku i kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric, është shprehur mjaf i kënaqur nga loja e skuadres ne Bjellorusi dhe shpreson që kundër Rumanisë të jetë një ekip edhe më i mirë. Nesër skuadra do të zhvillojë dy seanca stërvitore, nderkohe qe fusha nuk është vendosur ende, por me shumë mundesi, stervitjet do te zhvillohen në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz për të nisur përgatitjet për ndeshjen e 6 shtatorit ndaj Rumanisë, që do të luhet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë.