E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Blerim Xhemaili: “Kundër Anglisë vetëm për fitore”

Pas fitores 3-1 me Moldavinë të premten e kaluar, Kombëtarja U-21 e Zvicrës shpreson të marrë një rezultat pozitiv me Anglinë në ndeshjen e së mërkurës. Zvicrës i mjafton edhe një barazim për të mbërritur në fazën e plejofit në rrugën gjatë kualifikimet për finalet e Kampionatit Europian U-21 që do të zhvillohet në Holandë.
"Ndeshjen me Moldavinë duhet ta harrojmë sa më parë", - paralajmëron shokët e tij shqiptari i natyralizuar si zvicerian, Bleim Xhemaili, autor i dy golave në fitoren 3-1 me Moldavinë. "Ne do të luajmë vetëm për një qëllim: Fitore. Anglezët nuk treguan gjithcka në ndeshjen e parë kundër Moldavisë (2-2) dhe nuk do të tërhiqen lehtë nga objektivi i tyre për finalet"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›