Kombinat, Tahiri konfrontohet me policine

Nje tjeter perplasje mes kandidateve ne garen zgjedhore eshte verifikuar edhe ne nje qender zgjedhore ne lagjen “Kombinat” te kryeqytetit.
Kandidati socialist Saimir Tahiri eshte konfrontuar me forcat e policise. Tahiri ka thene se e kane larguar me dhune nga qendra zgjedhore, duke shtuar se policia ka dashur te ndaloje vezhguesin e Partise Socialiste ne kete zone.
Mesohet se incidenti me perfaqesuesin e selise roze eshte shkaktuar pasi nje komisioner mbante kamera ne qendren zgjedhore.