E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombinat, shembet një ndërtesëMetush Rama nën gërmadhë

Të tjera rreth shkrimit Galeri fotosh nga vendngjarja TIRANE - Një ndërtesë tre katëshe në zonën e ish-TEC-it në Kombinat është shembur ndërsa dyshohet se nën gërmadhën e saj të jenë dy persona, që po punonin për nxjerrjen e skrapit. Policia ka nisur gërmimet me ekskavator dy orë me vonesë, gërmime të cilat do të të shuajnë dyshimet nëse nën gërmadha ndodhet personi apo personat, që po punonin për të nxjerrë skrap. Njeri prej tyre quhet Metush Rama, tjetri një shok i tij.

"Dëgjuam të bërtitura!" Janë këto deklarata të banorëve të cilat kanë vënë në lëvizje uniformat blu për të filluar kërkimet dhe për të zbuluar nëse vërtetë shembja e banesës ka zënë poshtë një person.

Sipas dëshmive të marra, policia ka mundur të identifikojë personin në fjalë, po për shkak se nuk është e konfirmuar nëse ai mund të jetë nën gërmadhë, nuk bën të ditur emrin e tij, përveçse deklaron se është një i ri rreth të 30-ave. Gjithashtu, dyshohet se aty ndodhet edhe një tjetër person.

Familjarët e personit që ka qenë duke punuar më parë, pasi janë njoftuar nga policia kanë shkuar në vendngjarje, pasi i afërmi i tyre nuk i është përgjigjur në telefon.Ata i kanë përforcuar dyshimet pasi prej orësh nuk kanë asnjë kontakt me të afërmin e tyre.

I riu në fjalë ka qenë duke punuar me matrapik për shkëputjen e hekurit nga pjesët e kësaj ndërtese, të cilat mund të shiten për skrap në pika të caktuara të grumbullimit të tyre. Dyshohet që punimet me matrapik të kenë shkaktuar edhe shembjen e banesës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›