E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia 14 vjec dhender

Teatri i Metropolit sjell në skenë premierën “14 vjeç dhëndër” për herë të parë në teatër. Shfaqja është bazuar mbi motivet e Çajupit. Regjisorja Elma Dorezi e kishte bazuar veprën në grotesk dhe simbol, duke u nisur nga vargjet e poemës "Fshati im",  pjesa erdhi si një ngacmim për shoqërinë e sotme ku shpesh herë gruaja është viktimë…

Grotesku vjen në  interpretimin e   roleve. Por edhe kostumografia i përshtatet roleve komike. Një nga trajtimet e personazheve  janë thuajse  ndryshimi i gjinive jo tek aktorët por në interpretimin e tyre. Pra, gratë  sillen si burra dhe burrat si gra.

Historia e shkruar nga Çajupi është e njohur nga të gjithë nëpërmjet filmit të Dhimitër Anagnostit, por shfaqja ishte konceptuar tërësisht ndryshe ka prodhimi kinematografik.

Skenari i shfaqjes ishte ripunuar nga vetë regjisorja dhe aktori Devis Muka dhe u ndërthur me elementë të folklorit ku nuk munguan këngët popullore dhe tradita e dasmave, ndërsa u shoqërua edhe me elmentë audio të veçantë.

"14 vjeç dhëndër" erdhi në interpretimin e arrirë të Devis Mukës, Marsela Lenës, Lorenc Kajës, Erjona Kakelit, Genti Deckës, apo Ajlin Petrelës.

Pjesa  e cila është një risi në kuadrin e komedive shqiptare do të shfaqet gjatë fundjavave të nëntorit në Teatrin e Metropolit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›