E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat gjendet i masakruar pa koke

Një 66 vjeçar është gjetur i masakruar dhe pa kokë në anë të lumit Osum, buzë greminës, në aksin rrugor Berat- Dorbonik.
Viktima është gjetur i mbështjellë me plastmas nga disa kalimtarë të rastit të cilët edhe bënë njoftimin në polici. Nga verifikimet rezultoi se i masakruari është Hasan Maska nga Droboniku i Beratit dhe sipas policisë dyshohet që në fillim të jetë mbajtur disa orë peng, e më pas të jetë vrarë.
Krimi është realizuar në orët e para të mëngjesit me thika dhe me sopatë, trupi i është prerë në pjesën e barkut në dy pjesë, kurse koka i mungon.
Një ditë më parë ai kishte dalë nga shtëpia si zakonisht, por pas disa orësh familjaret kishin njoftuar në polici për zhdukjen e tij. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak hakmarrje. Djali i tij Qani Maska me 31 gusht ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 52 vjeçares Ervehe Dervishllari, e cila humbi jetën në spital.
Për këtë ngjarje 29 vjeçari u dënua vetëm para disa ditësh nga Gjykata e Beratit me 3 muaj burg. Viktima u gjet e masakruar dhe e hedhur pikërisht në vendin ku ka ndodhur edhe aksidenti rrugor. Ekspertët e antikrimit po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe ka filluar marrja në pyetje e shumë personave që kishin dijeni për lëvizjet e viktimës dhe problemeve, që ai mund të ketë patur me persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›