E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia Karnavalet e Korces

“Karnavalet e Korçës” rikthehen pas shume vitesh nw skenw. Komedia e njohur e Spiro Çomorrës, kësaj here vjen pwr publikun nga regjisorja, Elma Doresi, e cila thotw se do tw jetw mjaft aktuale dhe e zhveshur nga fryma propagandistike.
Skena kryesore ku ndodhin dhe konfliktohen ngjarjet është e vendosur në shtëpinë e një tregtari të pasur, Nikollaq Jorganxhiut. Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike. Synim i tyre  përbashkët: wshtw te  martojnë çupën e tyre të vetme Afrovitin, por prapamendimet i kanë të ndryshme. Në thelb ata janë dy prindër egoistë, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmojnë vajzën e tyre, po e vendosin atë në situata qesharake e tragjikomike. Afroviti është pasqyra e prindërve të saj, por nëse ata janë të rrahur nga jeta, ajo shfaqet me gjithë mendjelehtësinë, dashakeqësinë dhe antipatinë e një vajze të moshës së saj.
Vepra është e njohur për humorin e saj dhe është ekranizuar në filmin Karnavalet në vitin 1980 njw pikw e fortw do tw jenw edhe kostumografia e realizuar nga Edlira Qyshka dhe skenografia është realizuar nga Beqo Nanaj.
Premiera e komedisë “Karnavalet e Korçës” është të premten datë 2 mars. Nesër është prova gjenerale e cila do të jetë me publik të ftuar. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›