E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekordmenia e notit Anxhela Kashari

Zakonisht, për një talent që i përket së ardhmes thuhet shprehja “mbajeni mend këtë emër”. Por, për Anxhela Kasharin nuk është e nevojshme që të lodheni për ta mbajtur mend sepse ajo tashmë është një realitet. Notarja 16-vjeçare mban rekordet kombëtare për të rritura në 50 e 100 metra stil i lirë dhe në 50 metra delfin, apo stili flutur, madje është e para që e ka ulur kohën e 100 metrave stil i lirë nën 1 minutë. Nuk është e lehtë të jesh notare profesioniste në Shqipëri ndaj Anxhela ka një plan në kokën e saj. Për momentin, Anxhela duhet të përballet me kushtet jo aq shumë të mira që ofrohen në vendin tonë, por ekziston edhe problemi i shkollës. Ashtu si notari më i mirë në Shqipëri, Sidni Hoxha, notarja Anxhela Kashari, shpreson të vazhdojë të kontribuojë për vendin e saj, qoftë edhe duke shkuar, në të ardhmem, në Amerikën e largët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›