E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente e thashetheme

05/03/10 23:38

Pasi mbarojnë me provën e javës banorët hanë darkë dhe më pas nisin të bëjnë komentet e tyre për provën. Enxhi del jashtë dhe kërcen vetëm pranë pishinës. Ashtu si çdo herë tjetër nuk mund të mungojnë thashethemet. Domenika flet me Oltën për Jetmirin. Ky i fundit ka qenë në qendër të thashethemeve dhe debateve gjatë kësaj jave dhe sot ka nisur të sqarohet me banorët. Domenikës nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe e komenton sjelljen e tij. Më pas Olta del jashtë dhe bisedon me Bledin. Ajo i tregon Bledit për debatin dhe thotë se Klodi është shumë i mërzitur. Bledi e pyet përse dhe Olta i thotë e mërziti Rezarta. Më pas ata futen brenda dhe biseda për debatin gjatë provës vazhdon përsëri. Bledi i thotë Klodit që të mos mërzitet sepse nuk ia vlen. Klodi fillon të sqarojë Bledin dhe i revoltuar thotë ajo është injorante, më tregon mua ide gjeniale ku nuk njeh dy emra të modës.... ai i tregon Bledit se e gjithë kishte nisur ngaqë Rezi i kishte kërkuar që të hiqte kryqin duke e komentuar si fanatizëm. Bledi e këshillon që të mos mërzitet dhe vazhdon ta përkrahë duke folur kundër Rezartës. Më pas ata bëjnë thashetheme edhe për Jetmirin i cili sipas tyre hiqet si modern, por është shumë fanatik. Më pas Klodi thotë se ai nuk e ka problem që ta humbasin provën e javës sepse e di që mund të durojë edhe me pak ushqim. Bledi thotë se kjo është një mungesë kulture nga ana e tyre që mundohen që të tregojnë se kanë një nivel të lartë kulturor. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›