E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta debat me Bledin për gjuhën e folur

05/03/10 18:00

Gjatë kohës së debateve Bledi i thotë Valonit fol shqip duke bërë që Rezarta të ndjehet e ofenduar. Duke qenë se edhe ajo është kosovare dhe ka një të folur me dialekt, është ndjerë e ofenduar nga fakti që Bledi ka thënë se ata nuk dinë të flasin shqip. Ajo nis të debatojë me tone të larta me Bledarin duke i thënë se ajo është prekur nga shprehjet e tij që sipas saj nuk është aspak e drejtë që ti thuash një kosovari kur edhe ai shqiptar është, a di me fol shqip?. Bledi mbrohet duke i thënë se këtë shprehje ai e kishte përdorur në një kontekst tjetër. Ai i thotë se nuk ka bërë vërejtje për gjuhë dhe më pas shton unë i them atij a e di mirë shqipen, ty nuk ka pse të djegi. Rezarta i thotë se asaj i interesojnë të gjitha ato që thuhen në prezencë të të gjithëve dhe më pas shton, nuk më duket e drejtë që ti thuash dikujt a din shqip vetëm se nuk mund të flasë të njëtin dialekt si ti. Më pas Rezarta i thotë se asaj nuk i interesojnë bisedat e tjera. Bledi i thotë se ajo reagon vetëm në fund të bisedave dhe nuk është prezente gjatë debateve. Ai e pyet se përse nuk reagon për debatin e tij me Valonin, por vetëm për një shprehje të tij. Kundër Rezartës del edhe Seldi dhe Domenika e cila i thotë se Rezi reagon vetëm në një pjesë të debateve. Rezarta i përgjigjet se ajo reagon për gjërat që e prekin atë, të tjerat nuk i interesojnë. Bledi i thotë Resartës se ajo duhet të marrë pjesë më tepër në debate, pastaj të reagojë për momentet ku i preket interesi i saj. Kundër Rezit del edhe Klodi i cili i thotë se ajo nuk duhet të dali si patriote. Rezartën e revolton më tepër shprehja e Klodit dhe thotë se edhe ajo e ka të drejtën të shprehet lirshëm dhe të japë mendimet e saj. Më pas ajo i thotë se ata nuk janë aq të ndryshëm sa të mos kuptohen se çfarë flasin. Klodi i thotë se edhe Kika është kosovar, por ai flet një gjuhë shumë të kuptueshme, ndërsa Valonin ai nuk e kupton. Klodi del në mbrojtje të Bledit dhe i thotë Rezit, kur unë nuk kuptoj një njeri, nuk do të thotë se unë nuk kuptoj të gjithë banorët që janë nga e njëjta zonë. Rezarta këmbngul që ajo është ndjerë e ofenduar nga shprehja e Bledit e cila sipas saj nuk është e drejtë. Debati vazhdon mes Klodit dhe Rezit edhe për disa minuta të tjera ku Klodi mbron Bledin, ndërsa Rezarta thotë se ajo kërkon që ata të sqarohen për shprehjet që nuk kuptohen, jo të thonë a din ship. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›