E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente për grindjet mes Mandit e Manalit

12/04/10 21:57

Pas performancës së djemve që kanë kërcyer si në kabare, Jetmiri, Erioni dhe Manal qëndrojnë në kuzhinë dhe komentojnë për grindjen e Manalit me Mandin. Jetmiri i thotë asaj se nuk duhet të flasë shumë pasi nuk zgjidh asgjë dhe e ka fjalën pasi ajo i vazhdon gjatë grindjet, e në rastin konkret me Mandin. Manali përgjigjet se nuk e duron dot Mandin, pasi është ai që e tepron dhe e zgjat shumë bisedën. Manal shprehet se dhe kur flet me zë normal, Mandi i thotë të ulë zërin, dhe shton se ajo është e lirë të bëjë çfarë të dojë aty brenda dhe Erioni e kundërshton shprehjen e saj të fundit. Manal përgjigjet se përderisa nuk cënon askënd dhe nuk ka kontakt fizik kur i ngacmon, me fjalët mund të bëjë çfarë të dojë. Erioni shrehet se ka qënë një shaka e gabuar nga ana e saj që të vinte një insekt mbi tavolinë, dhe të gjithë menduan se ishte gabim, e për këtë arsye ajo duhet të kërkonte falje. Manal përgjigjet se askush nuk u ka kërkuar falje atyre kur iu kanë fshehur rrobat. Ajo shton se po të dojë mund të ndalojë Mandi me këto sjellje pasi është më i madh, por Jetmiri i thotë se nëse nuk e ka bërë Mandi, duhet të provojë ta bëjë ajo. Manal këmbëngul se duhet të jetë Mandi, që duhet të bëjë hapin e parë dhe ajo do ta ndjekë.
Ndërkohë Mandi bisedon për të njëjtën temë me Tatianën dhe Klodin në kopësht. Ai u thotë se ai nuk ka ndërmend të merret me Manalin, pasi ajo është si fëmijë i keq. Mandi shton se Manal ka fituar vetëbesim që nga dita e shtunë që i shpëtoi nominimit, dhe tashmë po deliron.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›