E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente për provën e javës

23/04/10 01:17

Të mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjjes, banorët fillojnë të komentojnë sërish provën e kësaj dite. Përgjithësisht ata shprehen se ia kaluan mirë, pasi loja, ndryshe nga një natë më parë, zgjati më shumë. Në qendër të vëmendjes vihet sërish skuadra e Klodit, Manalit dhe Mirit. Fillimisht ata diskutojnë për Manalin, e cila këtë mbrëmje iu duk e përgatitur, tamam si një luftëtare e vërteë, madje ata bëjnë shaka me të duke thënë se ajo mund të ketë luftuar në Lindjen e Mesme, por nuk tregon. Më pas, Domenika kapet me fjalë me Mirin pasi ky i fundit shprehet se ishte skuadra e tij që e la atë me grupin e saj të merrte flamurin. Ajo nuk e beson këtë gjë dhe i duket si trillim i castit, por Miri, i mbështetur nga Klodi, shprehet se kjoishte strategjia e kësaj mbrëmjeje, pikërisht për të zgjatur lojën. Domenika duket mosbesuese, pavarësisht prirjes së dy djemve për ti mbushur mendjen. Më pas, banorët fillojnë të ngacmojnë Klodin duke e quajtur komandantin e skuadrës. Klodi i kundërshton duke thënë se ishin një skuadër. Të gjithë sëbashku kujtojnë momentet më të bukura të lojës e strategjitë që përdorën për të eleminuar njeri-tjetrin, por pa harruar edhe shakatë. Klodi shprehet se ka parë gjithë natën ëndërra me luftë dhe ndaj ishte i mirëpërgatitur këtë herë. Djemtë e quajnë Klodin si strateg të fortë dhe ai shton se përvec luftimit, duhet edhe inteligjenca për të fituar betejën. Duke diskutuar e ngacmuar Klodin, Hakiu shprehet se nesër do luajnë të dyja skuadrat bashkë kundër asaj të Klodit, për të parë nëse do ia dalin dot apo jo. Klodi e pranon sfidën dhe thotë se nuk e ka problem fare, madje do fitojnë ndaj tyre. Bisedat ndryshojnë, por duke mos lënë këtë temë. Kështu banorët tregojnë për luftën në vende të ndryshme të botës dhe tmerrin që përjeton popullsia. Ata flasin për kurajon e ushtarëve që shkojnë në luftë dhe ndryshimet në anën psikologjike të tyre. Ata kujtojnë edhe periudhën e tmerrshme të 97 dhe luftën civile në Shqipëri. Miri u tregon nga eksperienca e vetë ato që kishin ndodhur në Vlorë në atë kohë. Më pas, banorët tregojnë filmat që kanë parë me temë lufte. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›