E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja sjell kënaqësi dhe zënka

22/04/10 22:48

Pasi kanë mbaruar lojën, banorët janë kthyer në shtëpi dhe komentojnë veprimet që kanë bërë. Jona duket se është më e shqetësuara nga të gjithë për mbarvajtjen e lojës dhen u thotë djemve se ata kanë qenë të dhunshëm gjatë lojës. Erioni thotë se atë nuk e ka kapur asnjë plumb e Mandi me Jonën thonë se grupet e tjera kanë qenë më të favorizuara. Mandi shprehet se Miri i ka thënë se nuk kishte më plumba në një moment, por në të vërtetë ka patur. Seldi bën shaka me Kikën dhe Mandin duke thënë se ata nuk përfshiheshin shumë në lojë, e Kika i përgjigjet se ndoshta ai flet për veten e tij. Klodi shprehet se derisa të ketë Manalin në skuadër, do të fitojë gjithmonë. Mandi thotë se Erionin e kishin qëlluar e ai thoshte se nuk ishte kështu dhe në këto momente ka qëlluar Domin, duke treguar se kjo ka qenë një hile e vogël. Domi pyet se kush e ka qëlluar Seldin dhe Klodi i përgjigjet se e ka bërë ai. Mandi u tregon se si është qëlluar Jetmiri. Ndërkohë banorët ulen për të ngrënë darkë dhe vazhdojnë komentet. Kika shprehet aty se Jetmiri u ka ngritur kurth kur ka thënë se nuk ka më plumba, por Jetmiri përgjigjet se ajo ka qenë pjesë e lojës dhe ai nuk duhet ta marrë kaq seriozisht. Klodi dhe Seldi janë të mendimit se rëndësi ka që ata ia kanë kaluar mirë e janë kënaqur. Më pas Jetmiri dhe Erioni dalin në kopësht dhe Jetmiri shprehet se ai i ka pranuar dhe shakatë e tepruara të banorëve në lojë, ndërsa kur thotë ai ndonjë gjë pak të tepruar, nuk ia lejojnë dhe reagojnë menjëherë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›