E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komentet për ndeshjen

14/04/10 23:18

Pas ndeshjes, futbollistët e BB3 ndahen me ata të BB1 duke u takuar miqësisht pas një rezultati të kënaqshëm për të dyja skuadrat 2-2. Sapo futen në shtëpi, banorët fillojnë nga komentet për ndeshjen. Ata ndjehen nuk ndjehen shumë të kënaqur për rezultatin, pasi pretendonin një tjetër fitore, por megjithatë e pranojnë atë. Vajzat duartrokasin dhe përgëzojnë kryesisht Hakiun për lojën e tij, por pa lënë mbrapa edhe lojtarët e tjerë. Djemtë bëjnë shaka me vajzat se tashmë radhën e kanë ato për të luajtur dhe ndoshta kjo mund të realizohet ditën tjetër. Djemtë ankohen për terrenin e rrëshkitshëm e cila ndikoi në cilësinë e lojës. Duke komentuar ndeshjen, Klodi shprehet se skuadra kundërshtare ishte më e organizuar se ata pasi kuptoheshin mirë se si do luanin, ndërsa ata nuk po bashkëpunon shumë. Edhe Miri mendon se ata duhet të tregoheshin më të kujdesshëm e jo të luanin vetëm për vete, por si nj skuadër e bashkuar pasi në radhë të parë, bëhet fjalë për provën e javës. Djemtë i tërheqin vërejtje Seldit i cili nuk luajti si një skuadër me ta. Seldi mërzitet dhe kundërshton me të madhe se donte ta gjuante patjetër topin, por djemtë insistojnë se po ia thonë për të mirën e tyre dhe se nuk duhet të zihen më në fushë, por të mendojnë si një skuadër se mbi të gjitha, është prova e tyre. Ata mendojnë se të paktën kuptuan pozicionet që duhet të mbajnë për lojën e ardhshme. Vajzat ngacmojnë njera-tjetrën. Tatiana shprehet se i pëlqeu shumë Poli dhe se iu duk një nga djemtë më të bukur që ka njohur. Për Manalin, ajo tregon se u skuq duke folur për Arbrin, duke e ngacmuar se asaj i pëlqen ai. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›