Manal përball Mirit dhe Seldit

14/04/10 18:40
Mungesa për familjen është një ankesë që cdo banor e shpreh herë pas here, ku dikush e shpreh më shumë e dikush më pak. Miri e pyet Manalin se si po e përjeton këtë gjë dhe nëse ka filluar të ndjejë shumë mungesën e familjes. Ndryshe nga ajo që pret Miri, Manal tregon se nuk e ndjen mungesën, duke e sqaruar se fakti që së shpejti do dalë nga kjo shtëpi, e ndihmon që ta kalojë cdo ndjenjë malli e që këto ndjenja të mos ndikojnë në gjendjen emocionale të saj. Manal shprehet se sidoqoftë, e gjithë familja i mungon, pa bërë asnjë dallim. Miri e pyet nëse babai i saj që ndodhej në Jordani, e di që ajo është futur në BB. Ajo tregon se gjatë aplikimit dhe momentit të hyrjes, nuk i tregoi asgjë pikërisht sepse ai do mundohej ti mbushte mendjen që të mos hynte, ndërsa tani, ajo nuk e di nëse ai e ka marrë vesh këtë gjë. Manal mendon se edhe pse është 21 vjece, është e pjekur në maksimum. Miri habitet nga kjo shprehje, kurse Manal mendon se pavarësisht se nuk ka udhëtuar, nuk ka njohur shumë njerëz, nuk ka kaluar shumë eksperienca në jetë sikurse banorët e tjerë dhe jeton në një botë të vogël, ajo i di këto gjëra, ndoshta edhe më mirë se ata. Ajo vazhdon mendimin e saj duke thënë se asnjë nuk e di se cila është arsyeja e jetës së njeriut që sipas saj, është një provë për jetën e përtejme. Kështu të dy banorët fillojnë një diskutim filozofik për jetën duke i dhënë edhe ngjyrime fetare nga ana e Manalit. Me ta bashkohet edhe Seldi i cili kryesisht pyet Manalin për idetë e saja. Duke diskutuar për njeriun në përgjithësi dhe për ata vetë në vecanti, Manal mendon se cdo njeri prej tyre ka të këqijat e veta, ndërsa ajo ka më pak se ata. Të dy djemtë i kërkojnë sqarime, por ajo nuk jep duke thënë se ata i dinë vetë. Miri i thotë se kur do të japë një mendim, duhet edhe ta argumentojë për të tjerët se ndryshe nuk ka vlerë. Seldi mendon se ajo i paragjykon njerëzit, por Manal sqaron se i gjykon sipas llogjikës së saj dhe këtë e bën për të marrë prej tyre shembullin e të mirës ose të asaj që i pëlqen. Shpesh Manal i lë bisedat përgjysmë duke u justifikuar se nuk shprehet dot mirë në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në këtë rast, gjë që Seldi ia vë në dukje. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));