E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komentuesi e pyet për Soros, Rama: Do ta shihni dhe Amerikën, mos ki merak

Në një reagim ndaj një komentuesi në rubrikën ‘Sy m’Sy që kërkoi të flasë për marrëdhënien me George Soros dhe zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj:

“Çfarë do të dish? Apo ta kanë marrë trurin peng dhe po të fusin në tru agjendën e llumit të kënetës me shiring. Do ta shihni dhe Amerikën, mos ki merak. Do shihni edhe mbështetjen e Amerikës. E keni kujtesën e dobët sepse ju mban këneta peng. Kur fitoi Trump herën e parë, më thanë në Parlament: ‘Ik vetë, se do vijë Trump të të marrë zvarrë.’ Si vazhdoi pastaj puna?”

Rama theksoi se është i sigurt në mbështetjen e SHBA-së dhe sugjeroi se do të ketë zhvillime pozitive në të ardhmen.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›