E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Viti 2025 dhe flasim akoma për 24 orë ujë”, Rama i përgjigjet komentuesit: As në komunizëm Shqipëria nuk ka pasur ujë 24 orë

“Viti 2025 dhe flasim akoma për 24 orë ujë”, ishte komenti i qytetarit për Ramën në rubrikën Sy më sy.

Kryeministri iu përgjigj duke theksuar se problemi i ujit 24 orë nuk është më i lidhur me qeverinë aktuale. Sipas Ramës, në vitin 2013, Shqipëria kishte ujë 24 orë vetëm në 4 zona, ndërsa sot ky shërbim është ofruar në 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Ai gjithashtu theksoi se as në kohën e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur ujë 24 orë në çdo zonë, dhe se madje uji ishte i disponueshëm në një çezmë të vetme për çdo lagje. Kryeministri theksoi se sigurimi i ujit 24 orë në të gjithë territorin është një investim i madh dhe një arritje e rëndësishme, duke shtuar se shumica e popullit shqiptar e mbështet atë dhe Partinë Socialiste.

“Ky problem nuk është më i lidhur me ne. Kur ne morëm detyrën në vitin 2013, Shqipëria kishte ujë 24 orë vetëm në 4 zona. Sot, ka ujë 24 orë në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale. As në kohën e komunizmit Shqipëria nuk ka pasur ujë 24 orë në çdo zonë. Madje, uji ishte në një çezmë të vetme për çdo lagje. Të kesh një shtet që ofron ujë 24 orë në të gjithë territorin është një investim i madh dhe një arritje e jashtëzakonshme. Shumica e popullit shqiptar është pas meje dhe mbështet PS-në.”

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›