E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri Fyle të enjten viziton Prishtinën

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle do të vizitojë të enjten Prishtinën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga Brukseli.
 

Sipas mediave Komisioneri Fyle do t`iu dorëzojë autoriteteve kosovare studimin e fizibilitetit.
 

Vizita e komisionerit në Prishtinë zhvillohet një ditë pas miratimit të Pakos së zgjerimit dhe raporteve individuale për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së, së pari në Beograd, e pastaj në Prishtinë për të sjellë zyrtarisht këto dokumente.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›