E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e Bashkimit Evropian është real, duhet shfrytëzuar

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka uruar të mërkurën kryeministrin Edi Rama, për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Përmes një postimi në “X”, Komisionerja shkruan se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

“Momenti për zgjerimin e Bashkimit Evropian është real dhe duhet shfrytëzuar”, shkruan ajo.

Postimi

“Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Evropian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!”, shkruan Kos.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›