E Martë, 3 Nëntor 2026

Komisionet Hetimore bllokojnë marrëveshjen mes opozitës dhe mazhorancës, Balla: Furtunë në gotë uji

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai tha pas mbledhjes së qeverisë se zhurma e opozitës për komsionet hetimore ishte një furtunë në gotë, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha zgjidhje ligjit.

“Prej shumë vitesh kemi pasur vendime të gjykatës kushtetuese,  edhe rasti i komisioneve hetimore parlamentare.  E patë që e gjithë zhurma e opozitës në kuvend për çështjen e komisioneve hetimore ishte një furtunë në gotë. Sepse ishte ligji i komisioneve hetimore i miratuar nga shumica që adresoi vendimet e gjykatës kushtetuese që i dha zgjidhje” , tha Balla. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›