E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionet parlamentare nisin agjendën e ngjeshur

Këto komisione kanë nisur veprimtarinë e tyre për miratimin e projektligjeve dhe akteve të propozuara nga qeveria në fushën ekonomike, financiare, sociale, etj,megjithë mungesën e opozitës.
     
Komisioni i Ligjeve miratoi dje "Ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare".

Kjo marrëveshje, e nënshkruar disa muaj më parë në Tiranë nga ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, është hartuar në zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit, e vitit 1982.         
     
Ndër ligjet e rëndësishme që pritet të miratohen nga parlamenti në ditët në vazhdim janë ndryshimet në ligjin për buxhetin, që pritet të votohen në seancën e ditës së hënë, si dhe disa drafte të tjera të rëndësishme, si ai "Për shfuqizimin e ligjit 'për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit të vitit 1992 "Për pasurinë e sindikatave", për disa shtesa në ligjin "Për përgjimin e telekomunikacioneve", "Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë", "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›