Rama: U tentua të përbaltej procesi i votimit

Kandidati për kreun e PS-së, Edi Rama votoi në njësinë numër 2 pranë shkollës së Baletit.
Rama tha se procesi i votimit ishte demokratik, por ka pasur vështirësi. "Unë mendoj - tha Rama- se ky është një proces real, ku i jepet mundësia të gjithë anëtarësisë socialiste të zgjedhë në mënyrë të drejtpërdrejt kreun e tyre .Rama theksoi se votimi sot është dhe pengesa më e madhe për aleancat Berisha-Meta-Nano që tentuan ta përbaltin atë."Berisha, Meta e Nano kanë bërë çmos të përbaltin dhe përçmojnë këtë proces", tha ai. Sipas Ramës votimi për kreun e PS-së tregon se PS-ja është forca më e madhe politike dhe më demokratike në vend. Rama e konsideroi votimin për kreun e partisë, momentin më të rëndësishëm për një parti politike.
Ndërkohë që kandidati tjetër për kreun e PS-së, Maqo Lakrori ka votuar në ndërtesën e gazetës "Zëri i Popullit", ku është vendosur qendra e votimit. Pas votimit, Lakrori tha se procesi ka ecur normal. "Deri në këto momente votimi po ecën normalisht dhe do të presim rezultatet përfundimtare", theksoi ai.