E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Europian kercenon Hungarine

Komisioni Europian paralajmëroi të martën Hungarinë me procedim ligjor, nëse nuk do të ndryshojë reformën e paralajmëruar për Bankën Qëndore, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të atyre gjyqësore.

Më parë, Brukseli ka kërcënuar Budapestin me bllokimin e fondeve të zhvillimit për vendin.

Kryeministrit të vendit, Viktor Orban, i është caktuar një muaj afat për të kthyer një përgjigje zyrtare.

Kritikët pretendojnë se ligji i ri për Bankën Qëndore vendos në rrezik pavarësinë e saj, ndërsa i jep të drejtë kryeministrit që të emërojë direkt guvernatorin e saj.

Partia konservatore e Orban ka në parlamenent 2/3 e vendeve dhe Kriza FinanciareEurozonë, bie inflacioni, por përsëri mbi normëEuropë, kriza përhapet“S & P” zhvlerëson edhe fondin e shpëtimit përmbush e vetme kuotën e nevojshme për të kryer ndryshime të rëndësishme kushtetuese. Kontrolli gjithmonë e më i madh që ka vendosur partia Fidesz mbi disa sektorë të jetës së vendit është parë me shqetësim në arenën ndërkombëtare.

Komisioni Europian mund të vendosë gjoba ndaj Hungarisë dhe të ngrejë një çështje ndaj saj deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ditët e shkuara, me mijëra hungarezë janë grupuar në Budapest në protesta diametralisht të kundërta. Ndërsa në njërën anë të qytetit ka patur manifestime anti-qeveritare, në tjetrën u dogj flamuri i Bashkimit Europian dhe u kërkua dalja e Hungarisë nga Unioni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›