E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne evropianet jemi nje - Presidenti i BE-se flet per kontinentin e bashkuar

9 nentori - dita e perkujtimit te nates pogromes ne rajhun e trete dhe jubileu i Renies se Murit konsiderohet si dite destini per Gjermanine. Por jo vetem ne historine gjermane keto dy data jane ngjarje qe shenuan kthesa historike. Ato paten ndikim ne te gjithe kontinentin theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel ne ceremonine e rastit ne muzeun Pergamon ne Berlin

Keshtu 9 nentori eshte dita e duhur qe te kujtojme se bashku nje motiv baze per bashkimin e Evropes i cili duhet mbrojtur gjithmone Liria ajo qe ben te mundur nje jete ne paqe dhe dinjitet. Pa lirine nuk ka shtet te se drejtes pa liri nuk ka shumellojshmeri dhe as tolerance. Liria eshte baza per Evropen e forte te bashkuar se brendshmi dhe se jashtmi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i BE-se Herman Van Rompuy

Me iniciativen e tre fondacioneve duke filluar nga ky vit ne 9. nentor ne Berlin do te mbahet per vit nje fjalim per Evropen. Merkel nuk do te mbaje fjalimin por fjalen hapese. Herman van Rompuy president i Keshillit te Bashkimit Evropian para nje sfondi humanist dhe antik ne muzeun Pergamon paraqiti vizionin e tij per Evropen.

Ideja evropiane eshte projekti me i suksesshem dhe me i lire ne bote qe nga viti 1945. Ajo ka bashkuar te gjithe kontinentin dhe iu ka sjelle njerezve te tij paqe dhe mireqenie. Sot te 500 milione grate dhe burrat e Bashkimit Evropian kane me kete nje baze mbi te cilen ata mund te ndertojne Evropen e se nesermes.

Nje Evrope e cila vetem permes anetaresimit te ish-shteteve te bllokut lindor eshte bere vertet nje Evrope e bashkuar tha presidenti i Keshillit Evropian van Rompuy. Dhe nje Evrope e cila duhet te ndermarre edhe nje hap tjeter anetaresimin e vendeve te Ballkanit.

Anetaresimi i Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian do te vulose perfundimisht mbarimin e luftes qytetare ne historine e gjate te Evropes - as me shume e as me pak. Te gjithe ata qe thone lufta eshte pjese e larget e historise qe paqja nuk eshte me ceshtje kyc per Evropen qe keto nuk i prekin me brezat e rinj atyre une iu them Shkoni atje pyesni njerezit e atjeshem edhe te rinjte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i BE-se flet per kontinentin e bashkuar

Van Rompuy nuk e permendi nje anetaresim te mundshem te Turqise. Edhe per temat e kontestuara ai nuk u shpreh hapur. Motoja e fjalimit te tij per Evropen ishte Te mos prekim ate qe eshte arritur. Se qe puna e perditshme ne BE nuk shkon gjithmone vaj sic tingellon nje fjalim ceremonial kete e ka kuptuar edhe van Rompuy.

Ne BE u debatua ashper per paketen e shpetimit per Greqine ne pranvere dhe me vone per nje pakt te ri stabiliteti per euron dhe mekanizm te ri krizash qe do te stabilizoje me shume euron.

Te marra se bashku keto propozime jane reforma me e madhe e Bashkimit ekonomik dhe monetar evropian qe kur eshte futur euroja. Ato do ta bejne ekonomine tone me rezistente ndaj krizave dhe do te perfundojne ngrehinen qe nisi ne vitin 1989. Jo per te kaluar ne nje keshtjelle te re imagjinare por per te forcuar fundametin tone.

Ajo per te cilen Evropa nuk ka nevoje eshte nje debat i ri per bazat e Bashkimit Evropian tha van Rompuy. Ne vend te kesaj duhet qe ne te ardhmen te tregohet kujdes qe vendimet per reforma thelbesore te merren duke marre me shume ne konsiderate shtetet anetare.

AutorMathias Blinger/ Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›