Komisioni Evropian: No comment për PD, shtoni afatin e organeve të vetingut

Në të gjitha progres raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë, theksohet roli i rëndësishëm që merr opozita në proceset e integrimit. Natyrshëm në Bruksel situata në PD është duke u ndjekur me interes. Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian e pyetur nga media për atë që është duke ndodhur në PD, thotë se komisioni nuk komenton apo përfshihet në çështje të brendshme të kësaj force politike. Ajo thekson: “Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”.