Komisioni Hetimor Kryeministri Berisha raporton te henen

Komisioni Hetimor i 21 janarit
Tirane 29 janar 2011 NOA- Pak minuta me pare eshte mbledhur Komisioni Hetimor i ngritur per demonstraten e 21 janarit.
Burime zyrtare konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se gjate kesaj mbledhje u vendos qe i dyti pas gardes se Republikes se Shqiperise te jete Kryeministri Berisha ai qe do tiu pergjigjet pyetjeve te anetareve te ketij komisioni.
Sipas te dhenave paraprake mesohet se Kryeministri do te pyetet nga komisioni diten e hene ne oren 17.00.
Anetari i ketij komisioni Enkelejd Alibeaj deklaroi se do te kerkoje nga kompanite telefonike qe te zbardhin tabulantet e Kryeministrit Berisha Presidentit Bamir Topi Kryeprokurores Ina Rama dhe Kryeparlamentares Jozefina Topalli gjate dites se demonstrates famekeqe te 21 janarit.
Ndersa paraditen e sotme ne mbledhjen e pare te ketij komisioni u pyeten perfaqesuesit e Gardes.
Nga ky takim me efektivet e gardes konstatuam se garda ka permbushur vazhdon te permbush dhe do te permbushe te gjitha ligjet e vendit per ruajtjen e institucioneve eshte shprehur deputeti Dashnor Sula i cili kryeson edhe komisionin.
Ai ka theksuar se garda eshte e gatshme qe te ndihmoje prokurorine deh se nga ana e tyre eshte kryer detyra ne menyren me te mire te mundshme.
Komisioni Hetimor u formua ne seancen e jashtezakonshme parlamentare te mbledhur ne date 23 ku nuk ishte e pranishme opozita dhe per rrjedhoje vendet e saj ne komision jane ende vakant.
a.y/NOA