Demonstrata hetim telefonatave te Berishes Topit Bashes Edi Rames Ina Rames

Komisioni Parlamentar Hetimor
Tirane 29 Janar 2011 NOA 8211 Komisioni Parlamentar Hetimor Per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011 ka vendosur te kerkoje nga kompanite telefonike qe te vene ne dispozicion te hetimit te gjitha thirrjet e kryera gjate 21 janarit te emrave me te njohur te politikes shqiptare dhe drejtuesve te disa institucioneve.
Komisioni sqaroi se vendosi marrjen e komunikimeve elektronike si dhe skedaret perkates per zyrtare dhe funksionare publike te institucioneve te larta shteterore.
Kerkesa u be publike nga Enkelejd Alibeaj gjate mbledhjes se sotme qe u zhvillua ne dy raunde.
Alibeaj tha se kerkohen regjistrimet e te gjitha thirrjeve dhe materialeve te tjera te konsumuara me telefon nga Sali Berisha Bamir Topi Lulzim Basha Bahri Shaqiri Edi Rama Ina Rama Spartak Ngjela Pjerin Ndreu Skender Gjinushi Dashamir Peza dhe shume te tjere pjesa me e madhe deputete.
Me heret sot pjesetaret e Komisionit Hetimor zhvilluan nje vizite faktmbledhese tek Garda e Republikes.
Vizita e nje pjese te delegacionit te komisionit hetimor ka te beje me nje vendim te rendesishem qe ka marre Kuvendi i Republikes se Shqiperise per hetimin parlamentar te veprimeve kriminale te dhunshme te ndodhura gjate dates 21 janar 2011 me qellim permbysjen e rendit kushtetues fatmiresisht te mbetur ne tentative u shpreh anetari i komisionit Viktor Gumi.
Komandanti i Gardes Ndrea Prendi siguroi se Garda ka vepruar ne perputhje me te gjitha ligjet ne vend dhe se eshte e gatshme per cdo hetim. E vleresoj shume pranine e komisionit hetimor parlamentar ne Garden e Republikes. Prania juaj ketu dhe prezantimi jone ne detyrat qe kryen Garda e Republikes ne teresi ne aktivitetin e saj ligjor patjeter qe na motivon per te qene sa me te sakte ne permbushjen e ligjit dhe detyrave. Ju siguroj se Garda do te punoje me perkushtim dhe motivim per te permbushur misionin e saj te percaktuar me ligj u shpreh Komandanti i Gardes.
Perfaqesuesit e Komisionit Hetimor Parlamentar vleresuan gatishmerine e Shtabit te Gardes per te vene ne dispozicion te Komisionit Hetimor dhe te gjitha organeve kushtetuese perfshire edhe prokurorine materialet e nevojshme per hetim.
Ne pame me shume kujdes efektivin e Gardes se Republikes qe ne permbushje te te gjithe detyrave te cilat ky komision hetimor ka ne baze te ligjit per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore do te jete e gatshme per tu vene ne sherbim te ketij komisioni qofte materialet te cilat ne i kemi kerkuar te dhenat paraprake me shkresa zyrtare dhe plan masash si edhe shume dokumente te tjera shkresore por edhe gatishmeria e tyre per tu paraqitur perpara ketij komisioni hetimor per te dhene shpjegime ne seancen ne te cilen do te organizoje komisioni hetimor u shpreh Dashnor Sula perfaqesues i Komisionit Hetimor Parlamentar pas ketij takim.
Nderkohe po sot Komisioni Parlamentar Hetimor Per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011 vendosi qe me date 31 janar 2011 te zhvilloje nje seance informimi me Kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha.
e.t/NOA
Tagsdashamir peza demonstrata edi rama hetim ina rama.bahri shaqiri lulzim basha sali berisha skender gjinushi telefonata thirrje