E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni Hetimor në Shëndetësi, zhvillohen seanca dëgjimore me dëshmitarë

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Në drejtimin e zëvendëskryetarit Plarent Ndreca, komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, zhvilloi mbledhjen e radhës, ndërsa përfaqësuesit e opozitës munguan.

Në këtë mbledhje, komisioni zhvilloi seanca dëgjimore me dëshmitarë, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Përkatësisht, seancat dëgjimore u zhvilluan me Alfred Careri në cilësinë e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Gentjan Keri në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, Juliana Hoxha në cilësinë e ish-anëtares së Komisionit të Prokurimit Publik, Silvana Lamaj, Eljesa Zotëria, Eralda Mariani, në cilësinë e anëtarëve të grupit të monitorimit të Kontratës Koncesionare mbi Shërbimin e Kontrollit Mjekësor Bazë (Checkup), Matilda Shabani në cilësinë e ish-kryetares së grupit të monitorimit të kontratës për Sterilizimin, Midiola Grazhdani në cilësinë e specialistes së grupit të monitorimit të procesit të Check-up, Erion Qato anëtar i grupit të monitorimit për kontratën e Sterilizimit, Miranda Horieti anëtare e grupit të monitorimit për kontratën e Sterilizimit, Herson Torra, anëtar i grupit të monitorimit për kontratën e Sterilizimit, Blerina Palushaj anëtare e grupit të monitorimit për kontratën e Sterilizimit, Artemida Selmanaj anëtare e grupit të monitorimit për kontratën e Sterilizimit.

Mbledhjet vazhduan me pyetje-përgjigje midis anëtarëve të komisionit dhe dëshmitarëve.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›