Komisioni Ligjeve: Banesat tashmë me administratorë
Apartamentet e banimit me më shumë se një pronar do të kenë mundësi të mirëmbahen tashmë nga një administrator, i cili do të paguhet nga banorët. Një gjë e tillë është parashikuar në projektin që ka marrë votat e komisionit të ligjeve.
TIRANE- Modeli privat i administratorëve për objektet e përbashkëta të banimit do të jetë tashmë i rregulluar me ligj, por gjithashtu do të detyrojë të gjithë pronarët e banesave apo qiramarrësit e tyre të p[aguajnë një tarifë mujore për mirëmbajtjen e ambientit ku ata jetojnë.
Projektligji që rregullon këtë gjë duke e çuar atë në standardet e vendeve europine është miratuar me konsensusin e të gjitha palëve në komisionin parlamentarë të ligjeve. Projekti përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet që qytetarët kanë për objektet e përbashkëta në ndërtesat e banimit me më shumë se një pronar.
I vemti merak që kanë shprehur deputetët e opozitës ka qenë ajo e mungesës së garancisë të zbatimit të këtij ligji siç ndodhi me me ligjin anti-duhan. Ndërsa deputeti Majko tha se e pazgjidhur mbetet çështja tha se kush do ta paguaj tarifën për ata banorë që jetojnë në shtëpitë e ish pronarëve.
Anëtar i Komisionit të Ligjeve, të PS-së Bashkim Fino, në fjalën e tij lidhur me këtë ligj u shpreh se “a do të jetë i zbatueshëm ky ligj në praktikë, pra ajo që na shqetëson ne më shumë është se sa jemi ne në gjendje të gjejmë një zgjidhje për zbatimin rigoroz të këtij ligji i cili na shërben neve të gjithve si komunitet”-tha Fino.
Ndërkohë edhe anëtari tjetër i komisionit të ligjeve Pandeli Majko tha se “në një situatë të papërcaktuar ndodhen njerëzit të cilët jetojne në shtëpitë. Ky ligj nuk e rregullon sepse marrëdhëniet e ;pronarëve të vjetër pasi ne i kemi krijuar një situatë të papërcaktuar”- tha Majko.
Drafti i propozuar nga Ministria e Transporteve i detyron banorët e çdo pallati që të zgjedhin një asamble dhe një administratorë i cili do të kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të përbashkëta. Asambleja do të përcaktojë të gjitha shërbimet që duhen për mirëmbajtjen dhe administrimin e pronës.
Në paketën e mirëmbajtjes përfshihen sigurimi i bashkëpronësisë, shërbimet e pastrimit, remontet e ashensorit e të tjera. Tarifat për shërbimet përcaktohen nga asambleja dhe do të paguhen nga qytetarët që banojnë në ndërtesën e banimit.
(a.r/news24/balkanweb)