Kartat e identitetit, Poni: Procesi po ecën normalisht
Zv ministri i Brendshëm ka deklaruar se procesi i aplikimeve dhe shpërndarjes së kartave po ecën normalisht, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë. Poni e bëri këtë deklaratë pas takimit me përfaqësues të ODHIR.
TIRANE- Në ditën e dytë të qën drimit në Shqipëri përfaqësues të misionit të ODIHR-it kanë zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Brendshëm Ferdinad Poni dhe kryetarin e komisionit Ad-hoc që do të monitorojë procesin e pregatitjes për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 Ilir Rusmaili.
Drejtori i departamentit të zgjedhjeve në ODIHR, Gerald Michell, u shpreh pas takimit me zotin Rusmaili se misioni i tyre është në kuadër të vëzhgimit të nevojave që ka vendi.
“Në takim ne diskutuam vetëm për misionin stadart që do të kryejmë këtë javë, që është një mision përgatitor për rastet kur zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe për të drejtat e njeriut duyhet të dërgoj një mision vëzhgimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne kemi patur një sërë takimesh këtë javë dhe ku ishte thjesht një nga ato takime”- u shpreh Drejtori i departamentit të zgjedhjeve në ODIHR, Gerald Michell.
Ndërkaq takimet kanë vijuar edhe në Ministrinë e Brendshme ku janë pritur nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinad Poni. Ky i fundit tha për gazetarët se kishte njohur grupin e OSBE-së me ecurinë e procesit të aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Sipas Ponit, procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave po ecën me hapa normale ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që ti drejtohen zyrave të gjendjeve civile për tu pajisur me to. Poni edhe njëherë ka theksuar qëndrimin e qeverisë se nuk do të ketë karta falas ashtu siç kërkoi opozita për shtresat në nevojë.
Çështja e kartave ka nxitur replikat mes dy partive të mëdha, maxhoranca deklaron se procesi po vijon normalisht, kurse opozita pretendon se procesi i shpërndarjes së kartave është drejt dështimit çka vë në rrezik sipas saj zgjedhjet e qershorit. (a.r/news24/balkanweb)