Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pritet rezultati për Tiranën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e tij rreth orës 17:00, në të cilën pritet të shpallet rezultati për bashkinë e Tiranës. Në këtë mbledhje, KQZ ka nisur diskutimet rreth projekt-aktit të miratuar nga kreu i KQZ Arben Ristani në lidhje me ndryshimin dhe përllogaritjen e fletëve të kontestuara që KQZ ka numëruar gjatë kësaj jave.
Nderkaq, fjalën i pari e ka marrë Genc Gjoncaj, i cili ka theksuar se votat e kontestuara janë të pavlefshme.
“Sa i takon formës, projekt -akti i prozuar kaloi në parim në datën 18 maj dhe ky vendim është i qartë se është akt normativ i KQZ. Kur u votua në 18.5.2001 mori vetëm 4 vota pro. Por ky është akt normative ka për qëllim rregulllin e cështjes që lidhet me zgjedhjet. Bie në kundërshtim me aktin se nuk mund të miratohet një vendim, pasi KQZ ka marrë vendim vetëm me 4 anëtarë për aktin e paraqitur dhe që për ne, ka qënë i kundraligjshëm se keni urdhëruar ndryshimin e tabelave si për kryetarët ashtu edhe për këshillat”.
Sipas tij, KQZ-ja ka shkelur dy ligje, ndërsa ky institucion nuk mund të ndryshojë tabelat e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve.
Në kundërshtim me përfaqësuesin e PS-së hasi Njazi Kosovrasti, përfaqësues i PD-së i cili deklaroi se i gjithë ky veprim është kryer pasi vullneti është dhënë, ndonëse gabimi është njerëzor, ndonese vota është hedhur në kutinë e gabuar.
“Kodi ka bërë kujdes me vullnetin e zgjedhësve në fletën e votimit. Kur qytetari e mori fletën dhe shkon në dhomën e fshehtë dhe ai e ngatërron dhe kur qytetari gabon, ai merr një fletë tjetër. Po e bëri përsëri këtë veprim, ai nuk i jep fletë tjetër”.
“E gjithë procedura është bërë meqënëse vullneti është dhënë dhe gabimi është njerëzor dhe se asgje e gabuar nuk mund të ndodhë me hamëndje. Unë mendoj se asgjë nga këto nuk ka ndodhur”
“KQZ-ja ia arriti atij synimi që kishte vlerësuar votën e qytetarit dhe nuk lëvizi gjatë kësaj procedure, gjatë 5 ditëve” tha më tej ai, duke e cilesuar kete proces te rregullt, transparent, kjo per te pare respektuar vullnetin e qytetareve.