E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e KQZ Gjoncaj Akti ka ndryshuar ne forme e permbajtje

Nis me debate mbledhja e ores 1700 ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Fillimisht anetaret e opozites shprehenj pakenaqesine e tyre ne lidhje me materialin e servirur pasi sipas tyre duke patur parasysh se ai eshte hartuar nga Arben Ristani ka permbajtje te njeanshme dhe te dyshimte. Nderkohe perfaqesuesi i opozites Genci Gjoncaj ka shprehur shqetesimin e tij pasi akti i sotshem ka ndryshime ne permbajtje dhe ne forme. Po sipas Gjoncaj u ndryshuan tabelat dhe KQZ po nderhyn pas vendimit te KZAZ. Nderkohe qe KQZ mund te nderhyje vetem pas shpalljes se rezultatit.


Akti kerkon shumice te cilesuar. Kjo qe po ben KQZ perkon me kryerjen e krimit dhe me pas dhenies se vendimit per kryerjen e tij. Akti qe ne kemi perpara eshte nje relacion. tha Gjoncaj.


Po sipas perfaqesuesve te opozites ne KQZ asnjehere me pare nuk ka ndodhur qe KQZ-ja te marre rolin e KZAZ pa shpallur fillimisht rezultatin.


Mbledhja e KQZ-se pritet te shpalle sot rezultatin perfundimtar per bashkine e kryeqytetit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›