E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor, Kuvendi rimblidhet të hënën

Ka përfunduar pas asnjë rezultat seanca plenare prej 19 orësh për krijimin e komisionit Hetimor për zgjedhjet e shkuara parlamentare.
 

Seanca maratonë u karakterizua nga replika të forta mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
 

Në kushtet e mungesës së akordit, Ruçi kërkoi që votimi për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e vitit 2009 të shtyhet për ditën e hënë.
 

Kërkesa u pranua nga mazhoranca, ndërsa u vendos që gjatë kësaj kohë të vazhdojnë edhe bisedimet në kërkim të konsensusit.
 

Gjatë debateve që zgjatën gjatë gjithë natën, u zhvilluan edhe dy mbledhje mes ekspertëve të PD e PS, por që rezultuan pa marrëveshje
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›