Nderpritet serish seanca 2 propozime nga mazhoranca

Ndërpritet sërish seanca parlamentare për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet. Pas propozimit të dy varianteve nga ana e mazhorancës, kreu i grupi kuvendor socialist, Gramoz Ruci kërkoi edhe njëherë mbledhjen e ekspertëve për t’i shqyrtuar ato.
Pas kësaj kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli urdhëroi mbylljen e seancës për disa minuta, për t’u dhënë kohë palëve të njihen me propozimet e reja.
Seanca pritet të rinisë pas pak.