E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor Spahiu Ankese ne Kushtetuese

Ngrihet Komisioni Hetimor për punën e nënkryetarit të Keshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Kërkesa e deputetëve demokratë mori votat e maxhorancës, pasi deputetët e opozitës braktisën sallën para votimit, ndërsa punimet e sotme të Komisionit të Ligjeve u shoqeruan me debate të ashpra.

Nënkryetari i KLD-së u paraqit në komision, ku fillimisht u dëgjua relacioni i deputetit të PD-së, Viktor Gumi, i cili parashtroi kërkesën e maxhorancës që kërkonte shkarkimin e Spahiut. Kërkesa e demokratëve argumenton se "Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin e drejtësisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur".

Por, që në Nuk do te marr pjese kurre ne punimet e ketij komisioni hetimor. Kur ky pushtet nuk degjon zerin e nje zyrtari te larte, si mundet te degjoje zerin e nje qytetari te thjeshte?

Kreshnik Spahiu
Nenkryetar i KLD-se nisje të mbledhjes seanca u shoqërua me debate e tensione. Rusmali nxorri jashtë Spahiun, në momentin që numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi fjalën, duke argumentuar se nuk mund ta shkarkonin, pasi ishin në shkelje të Kushtetutës. Anëtari i opozitës në Komisionin e Ligjeve Fatmir Xhafaj theksoi ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve se kjo që ndodhi në rastin Spahiu, ishte e shëmtuar dhe se opozita nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj farse.

“Duhet te bëni komision hetimor për gjendjen e drejtësisë. Dje për ju, Spahiu ishte luftëtar i drejtësisë, sot i thoni horr e sharlatan”, tha Xhafaj.

Spahiu: Ngjarje e rende ne historine e parlamentarizmit

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu reagoi lidhur me ngjarjen e sotme të zhvilluar në ambientet e Komisionit të Ligjeve, ku u detyrua të lërë sallën pas kërkesës për largim të kryetarit të Komisionit Ilir Rusmali.

Spahiu akuzoi Rusmalin se i mohoi të drejtën e fjalës në seancën e sotme të Komisionit dhe e akuzoi atë për presion të hapur me qëllim shantazhimin për të mos relatuar mbi kërkesën e shkarkimit.

"Prej një viti sharjet dhe fyerjet vazhdojnë edhe nga kreu i qeverisë dhe tashmë është transferuar tek deputetët. Ata kanë humbur gjithcka dhe kanë frikë nga e nesërmja. Ata thirrën rojet e sigurisë për të nxjerrë jashtë sallës zëvendëskryetarin e KLD-së dhe kjo është një ngjarje e rëndë në historinë e parlamentarizimit dhe demokracisë në Shqipëri", tha Spahiu.

"Nuk do te marr pjese kurre ne punimet e ketij komisioni hetimor. Kur ky pushtet nuk degjon zerine nje zyrtari te larte, si mundet te degjoje zerin e nje qytetari te thjeshte? Ne do te pergatisim materialin per t'iu drejtuar Gjykates Kushtetuese, duke kerkuar prej saj vleresimin si antikushtetues te komisionit hetimor", tha Spahiu, duke theksuar se sot vendi po perballet me diktaturen moderne.

Vendimi i shpejte i maxhorances

Kreu demokrat i ligjeve, Ilir Rusmali, i cili thirri mbledhjen e komisionit dy ditë pasi kërkesa e deputetëve të mazhorancës u bë e njohur nga kryeministri Sali Berisha, ka vënë në dijeni për nisjen e procedurës edhe zotin Spahiu, sepse kjo është një kërkesë e rregullores së Kuvendit, që detyron të dëgjojë anëtarin e një organi kushtetues për të cilin kërkohet shkarkimi, të dëgjohet para komisionit, përpara se ai t’i dërgojë parlamentit raportin për ngritjen ose jo të komisionit hetimor.

Sipas kërkesës së demokratëve, komisioni hetimor do të ketë tre javë kohë për të verifikuar shkeljet e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e detyrës së tij.

Kjo cështje vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, ku nënkryetari nuk shkarkohet nga Kuvendi. C’lidhje ka qeveria me një institucion të pavarur? C’lidhje ka qeveria me gjyqësorin? Si mundet që në vitin 2012 qeveria të kërkojë të kontrollojë dhe godasë drejtësinë”, deklaroi Spahiu.

Saphiu e cilësoi këtë kërkesë si një sulm të pastër politik. “Klasës politike pushka top le t’i bëhet, por ta harrojë se do të kontrollojë drejtësinë. Viti 2012 konsiderohet si viti i fundit të botës, por ky do të jetë fundi i asaj klase politike që mendon se do të vendosë kontrollin dhe monopolin mbi shoqërinë shqiptare”, theksoi Spahiu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›