Komisioni hetimor “TIMS”, Gogu akuza opozitës: Doni të bëheni gjyqtar i Berishës

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS, mes opozitës dhe mazhorancës.
Zv.kryetari socialist Toni Gogu akuzoi opozitës se duan të bëhen gjyqtarë të ish-kryeministrit në arrest shtëpie, Sali Berisha. Sipas Gogut, planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët.
“Vërejtje për planin paraparak të hetimit për të cilën deklaruat në zbatim të ligjit në seancën e kaluar.
E kam parë të pasqyruar dhe në media, që është plan paraprak i deformuar.
Ne të qëndrojmë në hullitë e ligjit. Ligji thotë se kryetari deklaron planin paraprak dhe ne që në fillim të punës së komisioni ju vumë në dijeni se në planin tuaj paraprak ishte një ngjarje e vetmja që përputhej me objektin e komisionit. Por konstatoj se në plan keni shtuar planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët.
Unë e kuptoj që ju në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtarë i z.Berisha, ndoshta doni t’i jepni dhe pafajësinë. Në asnjë mënyrë ky komision nuk e ka në objekt punë këtë gjë, sepse merret me hetimin e veprimtarisë së autoriteteve që mbrojnë sistemin TIMS.
Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë, vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Ne nuk marrim kompetenca të drejtësisë.
Mos e ktheni në komision qesharak”, tha Gogu.
Deklaratave të socialistit iu kundërpërgjigj kryetari demokrat i Komisionit hetimor, Ervin Salianji.
“Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë, vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Ne nuk marrim kompetenca të drejtësisë. Në mbledhjen e fundit, ju thash që të dilni me mend tuajat dhe të vini me tuajat, jo me të tjerëve. Ëndrrat që folët nuk janë objekt ligji, por fallxhoresh.
Nëse keni sherr me njëri-tjetrin nuk është problemi im.
Kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit dhe planin paraprak të hetimeve. Znj.Gjylameti dhe ju z.Gogu keni propozuar tre emra për t’i thërritur për të dhënë llogari në këtë komision, unë për të tejkaluar ndasitë partiake thashë se jemi për të qenë përballë keqbërëse dhe atyre që kanë ndikuar në sistemin TIMS”, tha Salianji.
Ky i fundit u ka bërë thirrje Policisë së Shtetit e institucioneve që të mos falsifikojnë proces-verbalet që do jenë objekt i këtij komisioni.
“Kam një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor”, tha ai.
/rtsh.al/