SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpiak Vangjush Dakon

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi arrestin shtëpiak për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Ndonëse SPAK ka kërkuar rikthimin e Dakos në burg, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-kryebashkiakut.
Me vendimin e 27 shkurtit, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shkak të përfundimit të afatetve të paraburgimit për Dakon.
Sipas SPAK ka rezultuar se në vitin 2014, Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale.
/rtsh.al/