Komisioni hetimor, niset shkresa për ngjarjet e 21 janarit

Komisioni Parlamentar Hetimor “Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011”, i ka dërguar një shkresë kompanive të telefonisë fikse dhe celulare për disa shtetas, për skedarët telefonikë që disponojnë për gjithë listën e personave.
Komisioni hetimor parlamentar sqaron se kërkesa e datës 31 janar, drejtuar kompanive celulare për katër shtetasit Filip Cakuli, Mero Baze, Andi Bushati dhe Sokol Balla, nuk kanë lidhje me veprimtarinë e tyre, si gazetarë.
Komisioni informon se kjo kërkesë është bërë pas të dhënave dhe informacioneve të sigurta, të disponuar prej tij, se veprimtaria e katër shtetasve të mësipërm ka lidhje me angazhimin e tyre, në nxitjen dhe inkurajimin e veprimeve të dhunshme, kriminale të datës 21 janar , të bëra për të përmbysur rendin kushtetues.