E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Disiplinës detyron Elbasanin të dëmshpërblejë Flamurtarin për dëmet e shkaktuara në stadium 15 ditëve

Në mbledhjen e radhës Komisioni i Disiplinës Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së dhjetë të Abissnet Supeiore.

Kështu Elbasani dhe Flamurtari për sjellje të gabuar të tifozëve janë dënuar me 200 mijë lekë, ndërkohë verdheblutë do të duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Flamurtari” brenda 15 ditëve.

Sa i përket Kategorisë së Parë spikat dënimi i trajnerit të Lushnjes, Ditma Bicaj, i cili është pezulluar me 4 ndeshje. Po me kaq ndeshje është pezulluar edhe zyrtari i Korabit, Ardit Beqiri dhe zyrtari i Besës, Romeo Bishdili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›