E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Blendi Gonxhja: Tani biletat e muzeve, kalave dhe parqeve arkeologjike blihen online në e-Albania

Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë bëhen më të lehta se kurrë. Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot nisjen e shërbimit të ri elektronik që mundëson blerjen online të biletave për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike përmes platformës e-Albania.

“Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, thjesht përmes telefonit ose kompjuterit, duke përfituar një eksperiencë më të shpejtë dhe moderne për vizitat kulturore në vend”, deklaroi ministri Gonxhja.

Ky i fundit sqaroi më tej hapat që do ndiqen për blerjen e biletës.

“Zgjidhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania; caktoni sitin që dëshironi të vizitoni; përzgjidhni llojin e biletës; kryeni pagesën online”, sqaroi Gonxhja. Ministri theksoi se bileta vjen menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për 1 muaj.

Nëpërmjet këtij shërbimi mund të vizitohen:

-Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë

-Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë

-Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat

-Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”,  Shkodër

-Kalaja e Shkodrës

-Kalaja e Gjirokastrës

-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›