Komisioni i Helsinkit në SHBA, seancë për Shqipërinë. Reeker: KQZ të jetë apolitike
SHBA -Ne Uashington në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, po zhvillohet seanca dëgjimore për Shqipërinë.
Zv/Ndihmës sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Philip Reeker bëri apel që KQZ të jetë e lirë nga ndërhyrja politike.
“Anëtarët e KQZ duhet të jenë apolitikë. Ka rëndësi të madhe sesi KQZ menaxhon zgjedhjet”, tha Reeker.
Për zv/ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, një KQZ apolitikeka rëndësi të madhe sepse këto zgjedhje parlamentare do dëshmojnë maturinë e Shqipërisë në realizimin e zgjedhjeve.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”.
Kështu shkruhet në njoftimin zyrtar që i paraprite seances dëgjimore për Shqipërinë në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
Sipas komisionit, “Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve”. Në faqen zyrtare të komisionit është publikuar axhenda e punimeve dhe personat që do të jenë të pranishëm për të referuar mes të cilëve edhe Filip Riker zv/asistent sekretar për çështjet europiane dhe euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
(vijon)
(d.b/e.m/BalkanWeb)