Komisioni i Integrimit shtyn diskutimin e projektligjit per armet

Komisioni Integrimit do të duhej të shqyrtonte sot projektligjin “Për armët”. Por mbledhja u shty për një ditë tjetër, pasi sipas kryekomisionerit Ditmir Bushati, në komision nuk u paraqitën përfaqësues të Ministrisë së Brendshme për të diskutuar mbi draftin. Bushati bëri me dije se i ka dërguar një letër ministrit Flamur Noka, ku i kërkonte që në mbledhjen e ardhshme të ketë një përfaqësim nga dikasteri që drejton. Po ashtu, Bushati tha se i është drejtuar me një tjetër letër kryeparlamentares Topalli. Ai e vë në dijeni për mungesat e shpeshta të deputetëve në mbledhjet e këtij komisioni dhe i kërkon ndërhyrje për normalizimin e punës.