E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-deputeteve Ndiqni shembullin tim te degjesave me qytetaret

Kryeministri Berisha tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se reformat e shpallura së fundmi për të rinjtë, bizneset dhe fermerët kanë pasur impakt, të cilin ai e cilësoi si të jashtëzakonshëm. Ai u kërkoi deputetëve të angazhohen në dëgjesa në mbarë vendin për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe propozimet që ata kanë.
“Në takimet që kam bërë në të cilët unë vendosmërisht shkoj për të dëgjuar mendime, opinione, qortime për Partinë Demokratike dhe programin e saj katër vitet që vijnë. Ju garantoj se asgjë nuk zëvendëson mendimin e qytetarëve, interesin e qytetarëve, opinionin e qytetarëve ndaj dhe bashkëbisedimi me këtë dialog me qytetarët është qëllimi më madhor, është pasurimi i programit tonë, shndërrimi në një program që përshtatet, përputhet dhe u përgjigjet interesave të qytetarëve”- tha Berisha.
Kryeministri akuzoi kundërshtarin politik se mashtron me shifrat që jep për fushën e shëndetësissë. Sistemi më i mirë është ai që po ndiqet tha kryeministri ku të punësuarit paguajnë sigurime shëndetësore, ndërsa kontributet e të papunëve, pensionistëve dhe invalidëve i mbulon shteti. Ajo që duhet në shëndetësi aktualisht tha kryeministri është një menaxhim qartësisht më i mirë

“Çdo njeriu mund t’i ndodhë që të gënjehet njëherë, sespe njerëzve u prin besimi, dhe është normale të besosh. Të gënjesh dy herë, ke gënjyer veten, thotë fjala urtë. Kjo është keq, e keqja është kur beson gënjeshtrat e tua. Kjo është e pashërim. Njeriu që beson gënjeshtrat. Po ta marrim si homosapiens, është ai që ka shikim, por nuk shikon, ka dëgjim, por dëgjon, ka ndjeshmëri, por nuk ndjen. Unë i them zotit Rama le të lexoj revistën “Neës Ëeek” se çfarë shkruan ajo për kujdesin në Shqipëri ndaj grave shtatzëna, ku në renditjen e kësaj reviste Shqipëria zë një nga vendet më të mira në botë. Deklaratat se janë rritur çmimet për barnat e pensionistëve është një trillim i vërtetë. Pensionistët në Shqipëri më shumë se kudo tjetër marrin falas barnat nëpërmjet rimburësimit. Deklarata është një trillim i pabazë pasi atyre u rimburësohen 100 përqind dhe nga pensioni i tyre nuk heqin asnjë qindark, por ka një gjë zoti Rama 8 vjet rresht ke votuar kundër rritjes së pensionit të tyre dhe kjo nuk të nderon”-theksoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›